Policia e Elbasanit ka shoqëruar këtë të premte në komisariat ish-deputetin e Partisë Socialiste të këtij qarku, Hamit Kostën.

Shkak i arrestimit nga ana e uniformave blu ka qenë një denoncim i bërë në drejtim të ish-deputetit. 

Denoncuesja është ish-bashkëshortja e Hamit Kostës. 

Sipas informacioneve paraprake, Kosta dhe ish-bashkëshortja kanë patur një konflikt të ashpër dhe si pasojë e sherrit, ish-gruaja e tij e ka denoncuar në polici.