Policia arreston në flagrancë ‘të fortin’ në Shijak

10/10/2018 - 19:39

Foto ilustruese

I dehur në timon dhe ‘i fortë’ me policinë. Kështu është shfaqur një ditë më parë në Shijak 44-vjeçari J.Z., i cili është ndaluar në qytet nga policia.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj këtij shtetasi, policia ka konkluduar se 44-vjeçari po e drejtonte automjetin e tij tip “Alfa Romeo” në gjendje të dehur.

Në momentin që policia ka kërkuar shoqërimin e tij në komisariatin e policisë, 44-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e rendit.

Në këto kushte, këta të fundit e kanë arrestuar në flagrancë, duke ngritur ndaj këtij shtetasi 2 akuza, të parashikuara nga nenet 236 e 291 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej disa kohësh ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Por këtë të shtunë është vënë në pranga.

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme në Shkodër.

Erërat e forta që kanë shoqëruar qarkun e Lezhës që prej mesnatës së kaluar kanë sjellë probleme. 

SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të "Torturës" dhe "Dhunës në familje".

Duket se reshjet e dëborës dhe lagështira në rrugë prej reshjeve të shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar anomalitë e para në Durrës.

14 persona janë arrestuar në Toska të Italisë, ku pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë, pasi dyshohen si anëtarë të një organizate krmi

Pas vjedhjes së armëve në Pashaliman, një tjetër vjedhje në përmasat e një skandali, konstatohet në një magazinë në Ministrinë e Brendshm

Gjykata e Shkodrës ka liruar shefin e policisë së zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video inti

40-vjeçari Roland Milo ka pranuar në polici autorësinë e vrasjes së shokut të tij Sokol Rama, për shkak të prishjes së pazareve të drogës

Policia ka identifikuar shtetasen e aksidentuar mesditën e sotme në  fshatin Larushk të Fushë-Krujës.