Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjeteshm dy prej të cilëve kanë shkaktuar aksidente. Në një prej rasteve, të regjistruara më 20 shkurt, nga aksidenti ndërroi jetë drejtuesi i një motorçiklete.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë 3 persona.

Në pranga ranë shtetasit:

M. Rr., 36 vjeç, banues  në Laç. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Ura e Gjolës-Laç, duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

A.K., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në rrugën Kamëz-Fushë Krujë, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, i cili është përplasur me mjetin tip “Volvo”, ku për pasojë mbeti e lënduar shtetësja B.D., 73 vjeçe,  e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

V.B., 74 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Ky shtetas me datë 20.02.2020, rreth orës 20:00, në rrugën Fushë Krujë- Laç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me një motorçikletë me drejtues A.M., 45 vjeç, i cili gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.