Policia Rrugore e Durrësit vijon zbatimin e planit të masave për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik veror dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në kuadër të masave shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik veror, orientimin dhe këshillimin e drejtuesve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ndëshkimin administrative e ligjor të atyre drejtuesve të automjeteve që kryejnë shkelje rrugore, të cilat janë burim aksidenti me pasoja për jetën, gjatë fundjavës që lamë pas kanë evidentuar dhe ndëshkuar dhjetëra raste.

Kontrollet janë fokusuar më shunë në drejtim të parandalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtimin e mjetit pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, në parakalimet e gabuara, në mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, të rripit të sigurimit, apo të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë fundjavës, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas, 7 prej të cilëve drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 4 drejtonin automjetin të papajisur me leje drejtimi.

Janë marrë gjithsej 1 341 masa administrative, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht:

-Janë pezulluar 17 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën efektin e pijeve alkoolike.

-Janë marrë 48 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë marrë 64 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 426 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 368 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.