Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se ka përfunduar në pranga një 28-vjeçar që dyshohet se ka vjedhur një celular dhe një 30-vjeçar që është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit A. P. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 30 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.