Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin  V.I.,58 vjeç, banues në fshatin Qerret, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.