Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS në Policinë e Durrësit, gjatë një kontrolli të ushtruar ditën e djeshme nëpër qytet, ka kapur 4 drejtues motorësh, të cilët lëviznin pa patentë.

Burimet zyrtare bëjnë  me dije se 4 drejtuesit do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Më datë 09.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për  shtetasin N. Gj., vjeç 15, banues në Durrës, pasi rreth orës 09:30, në lagjen nr. 18, u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi, motorin tip   “Xinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Më datë 09.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë Durrës, për  shtetasin E. F., vjeç 17, banues në Durrës, pasi rreth orës 17:30,  në lagjen nr. 14, u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për  shtetasin Xh. H., vjeç 18, banues në Durrës, pasi rreth orës 17:00,  në lagjen nr. 17, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën “Lonxian”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Më datë 09.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin F. K., vjeç 49, banues në Durrës, pasi rreth orës 17:30, në lagjen nr. 17, Durrës, u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi, motoçikletën tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.