Menjëherë pas atentatit që ndodhi sot në qytetin e Durrësit, pranë degës së Kryqit të Kuq, forcat e policisë janë nisur në pika të ndryshme të vendit me qëllim kapjen e autorëve. Atentatorët, që mbeten ende të paidentifikuar, rreth orës 12:55, kanë plagosur me armë zjarri 40-vjeçarin Feriz Bardhi i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.

"DurrësLajm" mëson se viktima është qëlluar me kallashnikov sapo ka dalë nga dera e shtëpisë. Dyshohet se autorët e kanë ruajtur prej kohësh 40-vjeçarin me qëllim ekzekutimin e tij.

Bardhi ka dalë nga shtëpia në këmbë dhe nuk e ka pritur breshërinë e plumbave në trup. Policia po punon për të zbardhur konfliktet e viktimës me autorët e krimit si dhe identifikimin e tyre.