Një sasi prej 800 kg marijuanë është kapur në afërsi të Pikës Doganoret të Qafë-Botës në Sarandë. Droga është ndaluar nga autoritetet policore greke të Igumenicës. 

Droga është sekuestruar rreth ors 06:00 të mëngjesit në një furgon frigorifer, që sapo kishte kaluar doganën shqiptare dhe atë greke, në tentativë për t`u futur në brendësi të tokës greke. 

Ndërkohë, drejtuesi i furgonin dhe një pasagjere është vënë në prangat e policisë. Droga ka qenë e fshehur në vende të përshtatura posaçërisht në furgon.