45-vjeçari Spartak Beqaraj (në foto) mbeti i plagosur pasditen e së dielës në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Sikurse bën me dije policia, autori i ngjarjes është identifikuar dhe ai është 20-vjeçari me inicialet A.M. Nga raportimet e deritanishme mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të çastit, ndërkohë që i riu ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë 45-vjeçarin me të cilin mësohet se banonin në të njëjtin pallat. Beqaraj ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.