Policia e Bolonjes ka shkatërruar bandën e një grupi shqiptarësh të “specializuar” në vjedhjen e banesave, duke vënë në pranga 4 hajdutët e grupit.

Shqiptarët mes 19 dhe 31 vjeç akuzohen për të paktën 24 vjedhje në Bolognia nga nëntori i viit të kaluar deri në shkurt të këtij viti.

Anëtarët në të shumtën e rasteve punonin të ndarë në grupe dhe janë kapur falë gjetjes së shenjave të gishtërinjve në disa apartamente të vjedhura.