Policia jep detajet e reja për pedagogun e ndaluar, i kërkonte favore seksuale studentes

18/09/2019 - 09:23

Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e pedagogut Denis Himçi, i cili u denoncua mbrëmë nga emisioni investigativ “Stop”, pasi i kërkonte një studenteje raporte seksuale, në këmbim të marrjes së provimeve.

Menjëherë pas transmetimit të emisionit, u mësua se pedagogu ishte shoqëruar në polici.

Ndaj tijk rëndojnë dy akuza: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I POLICISË 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në video-përgjimet e publikuara nga emisioni, pedagogu dëgjohet t’i kërkojë studentes favore seksuale, ndërsa i thotë se do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

Profesori i thotë studentes se madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet. Në videon e publikuar, pedagogu insiston që studentja ta puthë, ndërsa i thotë se nuk i mjafton një puthje në faqe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme, pasi u janë gjetur kartëmonedha të falsifikuara.

Tre të rinj raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit.

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në Sarandë, të cilit frocat blu i kanë gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. 

Policia Metropolitane në Londër njofton së një 22 vjeçar suedez është ndaluar si i dyshuar për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqi

Policia italiane ka arrestuar autorin e akisdentit që i shkaktoi vdekjen shqiptarit Franko Gjinaj.

 Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 60- vjeçarin me iniciale V.N., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer edhe marrëdhënie

Një zënkë në një familje shqiptare në Lenzburg mbrëmjen e të hënës ka alarmuar policinë, ndërkohë që burri 38-vjeçar është hedhur nga bal

Një 29-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi ka xhiruar gomat e makinës së tij në rrugën “Llazi Miho”, pranë komisariatit nr.6

Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua dy ditë më parë nga policia italiane menjëherë sapo zbriti nga trageti i linjës Durrës-Ankona, ku iu se