Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e një shtetasi në kërkim.

Ai është Romeo Çallëku 32 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" parashikuar në nenet 130/a/2 dhe 321/2 të Kodit Penal.