Vijon plani i masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar, i cili qarkullonte me armë me vete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e personave në kërkim si dhe ato që posedojnë sende të kundraligjshme, me qëllim rritjen e sigurisë  së qytetarëve, rreth mesnatës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• M. Disha 18 vjeç, banues në Burrel.

Disha, në lagjen nr.13, Plazh – Durrës duke udhëtuar me një mjet tip Benz (pasagjer), gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me 3 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.