Policia kontrolle masive në gjithë qarkun e Durrësit për lëndë narkotike (VIDEO)

26/02/2020 - 17:07

Policia e Durrës po zhvillon operacion në të gjithë Qarkun për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në operacionin që ka nisur prej orëve të para të mëngjesit e në vijim, pas detyrave të dhëna një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Qarkun e Durrësit kanë ushtruar kontrolle 40 grupe, ku janë angazhuar 200 punonjës policie të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Durrës.

Deri në këto momente, në të gjith territorin në juridiksion të  qarkut Durrës, janë ushtruar kontrolle në sera , tunele, ish-reparte ushtarake, në banesa të pabanuara si dhe në objekte të ndryshme dhe territore të hapura që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivimin e bimëve narkotike.

Kontrollet masive do të vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhës.

Një tjetër shkelje e masave administrative kufizuese ndaj ‘armikut’ Covid-19 është shënuar në qytetin e Shkodrës.

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Uznova", zhvilluar nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP-në, për goditjen e ar

Finalizohet operacioni antidrogë "Porcion", për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Vlorës.

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta.

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Një i ri ka humbur jetn pasditen e sotme në spital, pasi ishte përfshire ne nje aksident te rende gjate paradites.

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar që prej vitit 2017, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.