Policia e Tiranës ka vënë në pranga 15 protestuesit të cilët morën pjesë dje në tubimin e dhunshëm të opozitës.

Forcat e rendit bëjë të ditur se këta shtetas akuzohen për tre vepra penale, si kundërshtimi i forcave ë policisë, shkatërrim i pronës dhe prishje e qetësisë publike.

Njoftimi i Policisë:

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune, Policia ka arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve.

Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
  2. E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;
  3. N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;
  4. A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;
  5. R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;
  6. S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;
  7. D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;
  8. H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;
  9. I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;
  10. F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;
  11. S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;
  12. M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;
  13. L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;
  14. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;
  15. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

U proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas:

  1. G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;
  2. A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;
  3. R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;
  4. D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;
  5. P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë. Materialet iu dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.