“Policia qëlloi me armë kur ishim në gjumë”, familjarët akuzojnë RENEA-n për dhunë

Postuar: 14/09/2018 - 17:36

Familjarët e të moshuarit, Haxhi Lika që u plagos mëngjesin e së premtes në Remas të Lushnjës akuzojnë forcat e RENEA-s se ka qëlluar me armë kur ata ishin në gjumë.

I moshuari mori plagë në kokë gjatë një operacioni të RENEA-s për kapjen e dy personave që dyshohet se fshiheshin në banesën e tij. Bëhet fjalë për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin. Ata akuzohen si personat që ekzekutuan në qendër të Lushnjës, Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifit.

Policia pretendon se 77-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjes për kontroll duke dalë me armë gjahu në dritare. Në këtë moment forcat RENEA që kishin rrethuar banesën qëlluan në ajër. Më pas u konstatua se Lika kishte marrë një plagë në kokë dhe u dërgua për mjekim në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e tij hedh poshtë këtë version të policisë.

Ndërsa nipi i të moshuarit tregon se pas plagosjes së xhaxhait policia hyri brutalisht në banesë. Edhe të afërm e fqinj të familjes Lika flasin për sjellje të dhunshme të forcave të rendit. Policia shoqëroi dy djemtë e 77-vjeçarit dhe thotë se do jetë ekspertiza që do nxjerrë shkaqet dhe rrethanat e plagosjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Policia e Durrësit ka ndaluar njërin nga autorët e ngjarjes në fshatin Armath, ndërsa po punon për kapjen e dy shtetasve të tjerë të s

   Një konflikt fizik mes dy burrave në Durrës është mbyllur me lëndimin e njërit prej tyre.

   Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

   Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në qytetin e Elbasanit.

   Në rastet e dhunës në familje zakonisht njëri/a nga bashkëshortët është dhunuesi, ndërsa tjetri/a është viktima.

   Kanë kaluar vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një 51 vjeçari, Rezmi Çaushaj, plagosi për vdekje Olsi Lelon, 38—vjeç, ndërsa sip

   Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Manëz të Durrësit.

   Kontrolle dhe inspektime blic janë zhvilluar në një sërë burgjesh të vendit, duke gjetur sende të shumta si telefona celularë, mjete p

   Një i ri shqiptar nga Devolli, vetëm 22 vjeç, është përplasur për vdekje në një nga rrugët e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerik

   Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha masën e sigurisë "arrest me burg" për katër të ndaluarit dhe arrestuarit të dyshuar për korr