Vijon zbatimi i planit të masave nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës për kontrollin e drejtuesve të mjeteve që konsumojnë pije alkoolike dhe drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi, me qëllim parandalimi e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Në 48 orët e fundit si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 11 shtetas për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi dhe është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur masat administrative si më poshtë vijojnë:

  •  janë pezulluar 28 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë;
  •  
  • janë ndëshkuar 134 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  •  
  • janë ndëshkuar 126 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
  •  
  • janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës këshillojnë çdo drejtues mjeti të mos përdorin alkool, mos drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,  në të kundërt do të ndëshkohen me masë administrative apo sipas legjislacionit penal.

Kontrolle të kësaj natyre, duke  planizuar shërbime shtesë në çdo aks rrugor në qarkun e Durrësit, do të vijojnë edhe gjatë fundjavës për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve, veçanërisht në zonat turistike.