Policia britanike ka arrestuar katër shqiptarë, të cilët kishin kthyer shtëpinë e tyre në Redcar të Anglisë në fermë kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Klajdi Kukli, 22 vjeç, Hysen Uzuni, 27 vjeç, Blerim Rama, 30 vjeç dhe Sokol Gështenja, 24 vjeç. 

Droga e mbjellë në ambientet e banesës, e cila u zbulua nga policia përmes erës, do kapte shumën prej 250 mijë paund në treg të zi.

Në sallën e gjyqit, të ndihmuar nga një përkthyes në gjuhën shqipe, katër shqiptarët e padënuar më parë në shtetin anglez, u shpallën fajtorë për veprën penale të kultivimit të drogës dhe u dënuan me nga 1 vit burg. 

Avokatët e tyre janë shprehur se një pjesë e tyre kanë hyrë në këtë punë për shkak të borxheve, ndërsa gjykatësi Peter Armstrong pasi dëgjoi iu drejtua të katër shqiptarëve:

"Ju jeni duke u përdorur nga të tjerët. Ju jeni të rritur për ta ditur se kjo ishte e gabuar. Dhe fakti që keni qenë këtu si emigrantë ekonomik unë mund të marr parasysh në një farë mase. Por pagesa e borxheve me mjete të paligjshme do të rezultojë në dënim"-tha ai ndërsa shtoi se shqiptarët mund të depërtohen nga toka angleze.