Policia e Shtetit ka ybuluar një laborator heroine në një zonë periferike të Hasit, në fshatin Brenog brenda të cilit është gjetur lëndë opiumi, baza për prodhimin e heroinës.

Ndërhyrja është bërë mëngjesin e sotëm nga RENEA dhe FNSH, por Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë detaje për këtë zhvillim duke e mbajtur atë sekret. Operacioni është në vijim.

Por burime të besueshme pohojnë se janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet të jenë rojet e fabrikës. Fabrika është zbuluar rastësisht nga një kontroll i policisë në periferi të Hasit, pas informacioneve se në disa banesa mbahej lëndë narkotike. 

Një banor i fshatit Bregon ka thënë se brenda këtij laboratori policia ka gjetur 150 kg drogë, e cila besohet se është drogë e lllojit heroinë. 

Ky operacion vjen një ditë pas paralajmërimit që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e policisë gjermane, kur tha se ditët në vijim do ketë zhvillime interesante. Operacioni në Has besohet se është zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë partnere.