Polumbarët kanë gjetur paraditën e sotme trupin e pajetë të 55-vjeçarit, Arben Shaqiri, i cili u mbyt pasditen e së dielës në lumin Bistrica në Sarandë.

Dyshohet se 55-vjeçari është vetëflijuar në kushte të rënduara psikologjike. Sipas djalit 15-vjeçar që e pa për herë të fundit, i ati ishte i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

55-vjeçari, Arben Shaqiri, kishte vetëm 4 ditë që kishte dalë nga burgu pas dënimit për dhunë në familje, ndërsa në vitin 2005, Shaqirit i kanë përdhunuar e më pas vrarë një djalë 6 vjeç.