Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e  Narkotikeve ne DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, organizuan punën duke bërë kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit R. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me parë me armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma-Itali, me datë 08.11.2019, pasi Gjykata Bergamo / Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve, parashikuar nga nenet 73 dhe 80 të Dekretit Presidencial nr.309/1990 “Për drogat” dhe nenet 81 dhe 110 i Kodit Penal Italian.