Një konflikt mes një çfti ka degjerenuar deri në dhunë fizike dhe arrestimin e një 27-vjeçari.

Policia i ka vënë prangat në flagrancë 27-vjeçarit S.S. banues në Shijak, i cili në mes të ditës, rreth orës 15.00, në Sallmone, ka rrahur shtetasen A.L. 27-vjeçe, banuese në Sallmone.

Mësohet se dy të rinjtë kishin një lidhje mes tyre, por mosmarrëveshjet çuan deri në episodin e rëndë.

Po një ditë më parë, një tjetër episod dhune është konsumuar në Shijak, këtë herë brenda 4 mureve të shtëpisë. Babai është dhunuar nga djali i tij 21-vjeçar.

“Më datë 08.08.2018, u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin V. A., vjeç 59, banues në Shijak, pasi djali tij,  G. A., vjeç 21, banues në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familjare””, njofton policia.