Një shqiptar është vënë në pranga në Riccione, Itali. Arrestimi i 25-vjeçarit me inicialet O. R., është bërë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohej se merrej me trafik të lëndëve narkotike.

Siç shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar ishte i njohur për policinë. Gjatë ndalimit, atij i janë gjetur 52 gramë kokainë.

Në kontrollin e ushtruar në banesë, i janë gjetur edhe 20 mijë euro, që janë sekuestruar. Sipas policisë, këto janë të ardhura nga shitja e drogës.