Policia italiane ka arrestuar sot një 33-vjeçar shqiptar me inicialet R.T. në Montesilvano, pasi dyshohet për trafik droge.

33-vjeçari , i cili prej kohësh jetonte në Itali me dokumente të rregullta, u arrestua ndërkohë që ishte duke lëvizur me nje automjet tip “Opel Corsa”, ku polica gjeti 500 gramë kokainë të fshehur në xhepin e  xhaketës së tij.

Policia gjeti edhe një provë mjaft të rëndësishme për të zbuluar të gjithë zinxhirin e funksionimit të aktivitetit kriminal, një bllok shënimesh.

Shqiptari kishte shkruar atë emrat e personave që bashkëpunonte dhe disa shifra që pritet të transkriptohen nga hetuesit. Aktualisht shqiptari ndodhet i izoluar në burgun San Donato.