Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët gjatë një kontrolli të ushtruar në terren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Piazza Tasso, Firenze.

Gjatë një shërbimi në terren, karabinierët vunë re dy burra të dyshimtë teksa qëndronin në shesh dhe vendosën t'i kontrollonin. Sipas medias italiane “Firenze Today”, të dy burrat janë me origjinë shqiptare të moshës 34 dhe 33 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti 34-vjeçarit një sasi kokaine e ndarë në doza të vogla. Gjithashtu, në xhepin e pantallonave, ata gjetën hashash si dhe 200 Euro. Ndërsa shqiptari tjetër nuk posedonte asnjë lloj lënde narkotike dhe është lënë i lirë.

34-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe ndaj tij rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.