Një 18-vjeçar nga Këlcyra, i cili ishte denoncuar i zhdukur prej katër ditësh nga familjarët, është gjetur i mbytur në lumin Vjosa.

Matias Rizallari dyshohet se mesditën e se dielës është mbytur në lumin Vjosa ndërsa lahej.

Sipas burimeve në Policinë lokale, i riu është parë në afërsi të lumit dhe prej asaj dite familjarët kanë humbur kontaktet me të.

Trupi i pajetë i 18-vjeçarit u gjet në hyrje të Këlcyrës mëngjesin e sotëm pas mbërritjes së polumbarëve të RENEA-s.