Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, e ndarë në doza gati për shitje.

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar "Prita", ku ka rënë në pranga një 29-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës  kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Prita", ku u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve kishin siguruar  informacione në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë; 

• një peshore elektronike.

Materialet i kaluan  Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".