Një i ri është proceduar penalisht, pasi akuzohet për veprën penale "organizimi i lotarive të palejuara" dhe "vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Procedimi ndaj 20-vjeçarit me inicialet  E.Ç., 20 vjeç, banues në Fier filloi pasi në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kompjuter që shërbente për lotari sportive.