Prokuroria e Durrësit reagon për vjedhjen: Hapën Serverin, ja çfarë u vodh

24/05/2018 - 10:55

Prokuroria e Durrësit ka reaguar lidhur me vjedhjen që ndodhi gjatë natës në zyrat e këtij institucioni.

Në një reagim për mediat, Prokuroria bën me dije se autorët ende të paidentifikuar “me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit ku është konstatuar se janë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj. Po kështu është konstatuar se këto persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyrë tjetër të oficerëve të policisë gjyqësore”.

Prokuroria sqaron se ngjarja e regjistruar gjatë orëve të vona të natës, por e konstatuar në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjësit e Policisë Private, ShPSRF.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 eshte konstatuar nga ana e punonjesve te prokurorise se ne ambientet e prokurorise kishte nderhyrje nga persona te paidentifikuar, te cilet me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku eshte konstatuar se jane demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj. Po keshtu eshte konstatuar se keto persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre tjeter te oficereve te policise gjyqesor. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private, ShPSRF.

Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime ne menyre intensive nga grupi hetimor ne  lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person ka vdekur dhe katër janë plagosur nga dy aksidente që janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër dhe në Milot.

Një shqiptar ka tentuar t’i largohet policisë greke, duke përplasur me mjetin e tij disa automjete të policisë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi me një vajzë shqiptare vetëm 2 vjeçe.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, me protagonistë disa persona me lidhje gjaku me njëri –tjetrin.

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës në fshatin Zezë të Krujës.

Një aksident i rëndë ka ndodhur me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pogradec-Korçë.

Ka ndërruar jetë në spital Shpresa Baka, e cila u qëllua me armë mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Krujë.

Pas shoqërimit të 9 punonjësve të Kadastrës Durrës, një ditë më parë në Drejtorinë e Policisë, mësohet se njëri prej të shoqëruarve është

Thyen masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e g

Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan pasi transportonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.