Prokuroria ka vendosur t’i kthejë Kejvina Kthellës celularin, një ditë pas kërkesës së saj në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Prokurorët kanë këqyrur telefonin e saj dhe kanë arritur në përfundimin se nuk ka interes më për hetim.

Ndërkohë, Prokuroria ka vendosur të mos i kthejë Kthellës automjetin, të cilin e konsideron provë, ndaj dhe kërkon mbajtjen si mjet i sekuestruar.

Modelja Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. 

Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të showbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Ajo i bëri kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda që t’i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llogarive bankare.