Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se do ketë arrestime të peshqve të mëdhenj. Në “Studio e Hapur” në News24 Hoxha tha se nëse hetimi do jetë serioz, mund të shkojnë në burg ish-ministra të qeverisë “Rama”.

Do ketë peshq të mëdhenj. Nëse hetimi do jetë serioz ka për të shkuar më tej. Mund të jenë për burg ish-ministra të qeverisë Rama”, tha Hoxha. I pyetur nëse janë të LSI apo PS, gazetari tha se s’ka rëndësi pasi kryeministër ka qenë Rama.

Hoxha deklaroi se prokuroria ka hapur disa dosje që janë të arkivuara, dosje për korrupsionin.

“Në informacionet që kam unë prokuroria ka hapur disa dosje që janë të arkivuara. Për shumë arsye nuk kanë qenë të hetuara më tej. Kryesisht dosje që kanë të bëjnë me korrupsionin. Do doja që prokurorët që kanë në dorë këto dosje të kenë kaluar vettingun. Kjo situatë nuk çon ujë vetëm te qytetarët shqiptarë. Kur bëhet zhurmë gjithandej, ustallarët punojnë. Prokuroren e re që në momentin e parë e kam mbështetur”, tha Hoxha.