Një grup turistësh spanjollë janë sulmuar nga pronarët e një lokali.

Mësohet se turistëve nuk iu ka pëlqyer shërbimi dhe kanë tentuar që të largohen pa paguar faturën, por furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët, të cilët më pas i kanë goditur me grushte si dhe kanë nxjerrë armë të ftohta në tentativë për t'i goditur.

Pronarët e lokalit kanë thyer xhamin e furgonit, por mjeti ka arritur që të largohet deri në vendin e quajtur "Volloder" ku është pikasur nga një furgon i FNSH-së, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej të cilëve  5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve.

Raportohet se grupi i përbërë nga 5 turistë spanjollë ndodhen në spital, pasi kanë marrë disa lëndime në trup. Ndërsa forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH-ja janë vënë në ndjekje të autorëve.