Protesta e opozitës: 42 të arrestuar, goditën efektivët me mjete të forta

03/06/2019 - 12:43

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se 60 protestues janë proceduar penalisht për aktet e dhunës ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ndër ta 42 të arrestuar.

"Më datë 2 2ershor 2019, duke nisur nga ora 19:00 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Gjatë protestës në rrugën “George W. Bush” pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarrë, tymuese dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthimi punonjësit e Policisë, të planizuar me shërbim para Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit të Shqipërisë.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta, kapsollave e fishekzjarrëve kanë mbetur të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën e Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 42 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 17 persona të tjetë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” shtetasi G.B.

Vijon puna për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.", thuhet në njoftimin e policisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  në të cilën jetonte.

Një aksion i madh kundër trafikut të lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në këto momente në fshatin Progër të Peqinit.

Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj.

Krenar Shehaj, është emri i 41-vjeçarit, me banesë në San Benedetto, i cili akuzohet për djegien e një numëri të madh makinash policie në

Një përplasje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës.

Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Markeliano Kuqo.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17 vjeç.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në rrugën paralel me portin, në Durrës.

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalugji, nga ku mësohet se janë plagosur katër persona.

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët dyshohen si autorë të shtatë grabitjeve