Policia ka shoqëruar në komisariat kryetarin e Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema. 

Kjo për shkak se Mema ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar kundër kryeministrit Edi Rama ditën e shtunë në qytetin e Sarandës.

Ndërkohë mbrëmjen e së dielës u shoqërua  ish-kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko dhe sekretari i PD në Gjirokastër, Spartak Drasa, pasi bashkë me persona të tjerë tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër.