Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy nga organizatorët e protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të zhvilluar pasditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit. Policia bën të ditur se ka proceduar për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme” shtetasit Robert Budina dhe kreun e PD Durrës Ferdinand Xhaferaj.

Njoftimi i policisë:

Procedohen në gjendje të lirë 2 organizatorë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– R.B., 56 vjeç;

– F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.