Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Protestuan kundër ndërtimit të HEC-it, policia procedon 33 persona

11/04/2021 - 17:43

Policia e Shtetit ka shoqëruar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 33 persona në Mirditë, pasi sipas burimeve zyrtare kanë protestuar në mënyrë të paligjshme.

Të shoqëruarit protestuan këtë të diel kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë.

NJOFTIMI I POLICISË

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë 33 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33 shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik".

Dhjetëra qytetarë të Mirditës kanë protestuar sot, duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike uji në fshatrat Thirrë dhe Fang. Forca të shumta të policisë, kishin mbërritur para protestuesve për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm, ndërkohë që pati edhe konfrontim fizik me qytetarët. Besnik Paci, banor i zonës tha para kamerave, se kjo është një vepër kriminale dhe banorët do ta marrin vetë në dorë fatin e fshatit.

Në Thirrë të Mirditës erdhën në mbështetje të protestës edhe qytetarë nga Kosova si dhe organizata të ndryshme, të cilat bënë thirrje për ndalimin e shkatërrimit të natyrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop.

Një incident ka ndodhur në autostradën Kavajë-Lushnje, ku një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një çerdhe në kryeqytet, ku një foshnjë ka thyer këmbën.

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi në banesë iu sekuestrua një armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Alban Vogli, president i klubit të Kastriotit dhe Gazment Vogli, drejtor teknik i tij janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas trazirave

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e përdorur për gatim në Tapizë të Krujës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Porto Romanos është gjetur i mbytur një 56-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", sht