"Pse ma bën ti këtë", fjalët e fundit të viktimës në Kavajë. Darka me alkool e kokainë, e siguroi polici

12/10/2019 - 14:47

Zbardhet dinamika e ngjarjes me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë. BalkanWeb ka siguruar të plotë dosjen e prokurorisë, e cila hedh dritë mbi gjithçka ndodhi të enjten pas mesnate në shtëpinë e Marsida Qatjas në lagjen nr.2 të këtij qyteti.

Në dokumentin zyrtar të institucionit të akuzës thuhet se Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli. Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe kanë lënë të takohen në shtëpinë e gruas.

Zyrtari i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Këta dy të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokainë, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai Benardi.

“Në mbrëmje- theksohet në dosje,- Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë. Pak minuta pas mesnate, tek shtëpia e gruas ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza. Ai ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.

Në dosje po ashtu thuhet se fillimisht Dritan Haxholli i ka drejtuar armën Xhulio Biturkut, duke i thënë se “me ty kam punë pastaj”. Ndërsa Bledar Toçit i është drejtuar me fjalët “pse ma bën ti këtë” dhe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.

Me urgjencë, Toçi  ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë. Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike. Për të dy vëllezërit nga prokuroria është kërkuar masa e arrestit me burg. Masa për ta do të zhvillohet të dielën në gjykatën e Kavajës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 36-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën në në lagjen 15, pasi eshte perplasur nga nje automjet tip "Ford Focus".

Autoritetet italiane kanë dëbuar nga shteti fqinj një 32-vjeçar shqiptar.

Arrestohet një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për disa vepra penale.

Shkolla “Selman Daci” në fshatin Bubq po shembet pasi u dëmtua nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës.

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Rrjeta” duke arrestuar një 56-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës

Shtetasit Luan Beshaj, 72 vjeç, policia e Vlorës i ka vendosur në sekuestro preventive disa pasuri që kapin vlerën rreth 500 000 euro, që

163,000 litra naftë kontrabandë janë bllokuar në portin e Ravennas në Itali e cila vinte nga Shqipëria.

Ka ndëruar jetë  në spitalin e Shkodrës 63-vjeçarja Marije Leka, e cila mbeti e plagosur mbrëmjen e sotme në aksidentin e rëndë që ndodhi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.