Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi ka qëlluar në ajër me armë Jarri si dhe ka kërcënuar një shtetas. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në vendin e qujatur ” Stacioni i Trenit”” në Elbasan.

34-vjeçari i identifikuar nga Policia me inicialet A. S, ka qenë në lokal dhe aty është konfliktuar me fjalë me një klient të lokalit. Dyshohet se sherri mes dy personave ka ndodhur në lokal për arsye ordinere, teksa autori i është drejtuar personit tjetër duke i kërkuar llogari “pse shikon”. Pas kësaj 34-vjeçari është larguar në banesë, ka marrë armën dhe i ka zënë pritë personit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit ka qenë në mjet dhe teksa kalonte në rrugë, 34-vjeçari ka qëlluar dy herë në ajër dhe pas kësaj i është drejtuar drejt mjetit. Por drejtuesi ka ecur shpejt duke shmangur një incident.

Policia bën me dije se brenda një kohe rekord identifikuan autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër te vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’. Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe janë vënë në ndjekje të autorit A.S.

Njoftimi i policisë:

Elbasan – Sherbimet e Policise lokale identifikuan brenda nje kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’.

Agjentet e kane shpallur ne kerkim dhe forca te shume janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli perpara me armë ne dore nje shtetasi qe levizte me makine, me cilin pati nje konflikt te momentit.

Nga 2 të shtënat ne ajer nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.