Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e operacionit "Krasta", ku u arrestuan disa persona, mes tyre edhe Florenc Çapja, anëtar i një prej familjeve të dyshuara për lidhje me veprimtari kriminale në qytetin e Elbasanit.

Në operacionin "Forca e Ligjit" në Elbasan u goditën anëtarë të dy grupeve që operojnë prej vitesh në këtë qytet.

Në operacionin e zhvilluar me ndihmën edhe të forcave RENEA janë arrestuar 8 persona mes të cilëve edhe dy anëtarë të fisit Çapja.

Po ashtu në këtë operacion u shoqëruan mbi 60 persona të tjerë si dhe u kontrolluan një sërë biznesesh që u përkisnin të arrestuarve.  Ndërsa Hekuran Gjeli është arrestuar në flagrancë për armbëmbajtje pa leje. Një prej të shoqëruarve është dhe Ardian Çapja i cilësuar si koka e familjes ndaj të cilit janë kryer më herët dhe disa atentate.

Arrestimi i Florenc Capja per krimin e 2006 –  Florenc Capja eshte i arrestuar pasi akuzohet se eshte autori i vrasjes se mbetur ne tentative ne 2006. Nje hetim i rihapur ne vitin 2018.   

"Për Proçedimin Penal nr. 40 viti 2006 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autor i kësaj ngjarje është shtetasi: 1. F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. 

Florenc Çapja ka qenë i dyshuar për vrasjen në vitin 2012 të Gentjan Beqirit dhe në vitin 2015 të ish efektivit Fadil Mema në Itali. Ndër vite anëtarët e fisit Çapja vecse autorë të dyshuar të disa krimeve  kanë qenë edhe objektiv të sulmeve ku kanë lënë dhe viktima.