Shqiptarja.com mëson se njëri nga pesë personat që morën pjesë në grabitjen e Rinasit është Talo Çela nga Elbasani. Talo Çela është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës u bë modifikimi i makinës që u krye grabitja.

Ai është shpallur në kërkim nga policia. E ndërsa Admir Murataj u vra dhe dy janë arrestuar (Oltion Veseli dhe Elton Pikuli), Talo Çela është në kërkim. Mbetet për t’u identifikuar edhe grabitësi i pestë i grupit, që mund të jetë edhe vetë Klement Çala.