Publikohet fotoja nga momenti i takimit të shqiptarit me 21-vjeçaren që vranë

06/12/2018 - 11:41

Vazhdojnë të dalin detaje nga vrasja e 21-vjeçares në ishullin e Rodosit nga një shqiptar dhe një grek.

Mediat greke kanë postuar një foto nga momenti i takimit mes 19-vjeçarit shqiptar dhe Eleni Topaloudit natën fatale të 27 nëntorit.

Nga dëshmitë e të rinjve, polumbarët kanë shkuar në prani të vendit ku u gjet trupi dhe pas kërkimeve janë gjetur sende të saj personale dhe hekuri që u përdor për ta goditur studenten. Por avokati i familjes të së resë greke, Alex Kugias ka bërë një kërkesë që të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të 21-vjeçarit grek dhe 19-vjeçarit shqiptar pasi sipas tij, ka shumë boshllëqe në dëshminë e tyre.

E reja greke u godit me një hekur në kokë pasi refuzoi kërkesën e dy të rinjve për të kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e njërit prej tyre. Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det. Sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia informon mbi ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Allias të Tiranës.

Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtëna me armë zjarri që janë regjistruar në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Ditën e sotme një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë.

Policia në Berat ka goditur disa raste të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me grabitjen dhe dhunimin e kambistit Naim Musait.

Një aksident ka ndodhur në hyrje të autostradës së kombit në Milot, ku 3 automjete janë përfshirë.

Një alpinist ka mbetur i plagosur sot në malin e Tomorrit, pasi ka rrëshqitur gjatë ngjitjes dhe për pasojë ka thyer këmbën.

Një sherr ka ndodhur në Valias, Kashar midis dy kushërinjve për shkaqe pronësie, dhe njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të tjetrit me

Televizioni lokal ‘Klaudiana’ në Peqin ka rënë pre e vjedhjes.

Policia e Korçës ka proceduar penalisht pronarin e një lokali dhe katër persona të tjerë për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit të lojë