Një i ri nga Durrësi ka rënë pre e mashtrimit nga një 41-vjeçare.

Policia e Tiranës bën me dije se shtetasja S.D, vjeç 41, banuese në Tiranë, me anë të mashtrimit, duke i premtuar punësim në Gjermani, i ka marrë një shumë eurosh, shtetasit E.K vjeç 35 banues në Durrës.

Ka qenë 35-vjeçari i cili ka denoncuar në polici rastin e mashtrimit dhe në ngarkim të shtetases së denoncuar janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi" sipas nenit 143/2 i Kodit Penal.