Një 43-vjeçar ka humbur jetën në ambjentet e punës pasi është rrëzuar nga skela.Policia bën më dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme në Lezhë.

Pasi është rrëzuar nga skela, 43-vjeçari me iniciale M.SH ka marrë dëmtime të shumta trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.