Policia ka arrestuar administratorin e një firme ndërtimi, pasi një 55-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës.

Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar akisdentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.