Një shqiptar 22-vjeçar në Itali ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik me motor. Mediet e vendit fqinj raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, afër Ankonas.

Shqiptari, emri i të cilët nuk bëhet i ditur, po kthehej me motor pasi kishte punuar deri në orën 2:00 të mëngjesit në restorantin ku shërbente si kamerier.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.