Një punonjës bashkie ka humbur jetën pasditen e sotme në rrethana të paqarta. Sopot Kamberi, me detyrë përgjegjës i gjendjes civile në Delvinë, humbi jetën sapo la zyrën e tij të punës.

Mësohet se Kamberi është ndjerë keq sapo ka dalë nga puna dhe është dërguar menjëherë në spital ku ka ndërruar jetë. Dyshimet e para janë se 50 vjeçari ka pësuar atak kardiak.