Policia e  Durrësit njofton se ka proceduar penalisht një 61-vjeçar pasi ka dhunuar një fëmijë të mitur në ambientet e çerdhes private ku ai punon.

“U procedua penalisht shtetasi G. D., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ambientet e çerdhes private për fëmijë ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.