Një 26-vjeçar i cili qarkullonte me armë të ftohtë është arrestuar në flagrancë nga policia.

Forcat blu kanë sekuestruar një thikë.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

P. M., 26 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit trupor të ushtruar këtij shtetasi në fshatin Bulgarec, iu gjet edhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.