Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë orët e para të mëngjesit të sotme në Kallithea të Athinës.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur po ecte në rrugë, kur një person, ende i paidentifikuar nga policia e qëlloi me pistoletë. 

I plagosuri u transportua me ambulancë në spital ku ndodhet aktualisht, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota të plagosjes